Sporti

Ancelotti me fjalë të mëdha për Modric: Nuk mund të startojë gjithmonë me të njëjtit lojtar, ai është shumë i rëndësishëm për ne

02/16/2023 10:19
nga:E K

Luka Modric ka shënuar një gol fantastik në ndeshjen kundër Elches. Real Madridi fitoi 4:0 në ndeshjen e xhiros së 21-të të kampionatit spanjoll dhe në minutën e 80-të kapiteni kroat me një goditje fantastike shënoi për rezultatin përfundimtar.

Modric e nisi këtë takim jo si zakonisht, pasi kroati u la në bankën rezervë nga Ancelotti dhe u inkuadrua në lojë në minutën e 68’të të takimit, përcjell GazetaBlic Sport.

Trajneri italian, Carlo Ancelotti pati fjalë të mëdha për veteranin kroat pas përfundimit të takimit.

Ai është shumë i rëndësishëm për mua dhe, besoj, edhe për të tjerët. Tani të gjithë janë të rëndësishëm, kështu që nuk mund të vendos gjithmonë të njëjtët lojtarë në formacionin fillestar. Më duhet t’i ndryshoj ata [startuesit]. Kroos doli nga pankina më herët dhe shënoi, dhe Modric e bëri sot. Të aftë, pra, ata shënojnë edhe kur vijnë nga pankina. Nuk e di nëse do të pajtohen me këtë, por statistikat e tregojnë këtë“, tha trajneri i Realit, Carlo Ancelotti pas ndeshjes.

/GazetaBlic Sport/