Carlo Ancelotti mbetet i fokusuar në detyrat e menjëhershme të ekipit të tij dhe refuzoi të thellohej në spekulimet rreth Kylian Mbappe.
Ai tha: “Unë shoh dhe dëgjoj gjithçka, por asgjë tjetër. E kuptoj që është tema e ditës për ju, por jo për ne. Jemi përgatitur për ndeshjen e nesërme dhe për këtë kemi folur, jo për ndonjë gjë tjetër”, transmeton GazetaBlic Sport.
I pyetur nëse ai ishte i shqetësuar për spekulimet e Mbappes, italiani u përgjigj: “A më shihni të shqetësuar? Mendoj se do të jetë kështu edhe në konferencat e ardhshme për shtyp, nuk jam i shqetësuar”.