Sporti

Ancelotti: Legjendat si Modric dhe Kroos mund të zgjedhin se çfarë duan të bëjnë për të ardhmen e tyre

12/11/2023 23:30
nga:Lorik J

Union Berlin dhe Real Madrid do të luajnë të martën në orën 21:00 ndeshjen e xhiros së fundit, të gjashtë të Grupit C të Ligës së Kampionëve. Reali ka siguruar vendin e parë në grup dhe në këtë mënyrë një vend në fazën e eliminimit.

Trajneri i Madridit, Carlo Ancelotti ka mbajtur një konferencë për shtyp para vizitës në Berlin. Ai foli edhe për të ardhmen e legjendave të klubit si Modric, Kroos dhe Nacho.

“Lojtarët me karriera fantastike janë legjenda, ata duhet ta përfundojnë karrierën e tyre këtu,” tha Ancelotti.

“Vendimi për atë që do të bëjnë vitin e ardhshëm do të respektohet. Legjendat si Kroos, Modric dhe Nacho zgjedhin atë që duan të bëjnë. Ata meritojnë mundësinë për të zgjedhur atë që do të bëjnë në të ardhmen,” potencon Ancelotti.

/GazetaBlic Sport