Sporti

Ancelotti: Kjo ishte mënyra e vetme për të fituar, u mbrojtëm shkëlqyeshëm

04/18/2024 00:47
nga:Lorik J

Skuadra e Real Madridit është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke eliminuar Manchester Cityn e Pep Guardiolas, pasi fitoi në penallti me rezultatin 4:3.

Real Madridi u mbrojt gjatë gjithë ndeshjes, e Ancelotti e pranoi se kjo ishte mënyra e vetme për ta mposhtur Cityn, shkruan GazetaBlic Sport.

“Kjo ishte mënyra e vetme për të fituar kundër Cityt. E vetmja. Ne u mbrojtëm në mënyrë spektakolare”, tha Ancelotti për mediat ndërkombëtare.

/GazetaBlic Sport