Sporti

Ancelotti ka një futbollist të preferuar tek Real Madrid

06/03/2021 13:01
nga:Mergim Rreci

Për Carlo Ancelottin, kthimi në Real Madrid do të thotë shumë gjëra dhe një nga ato është mundësia për të punuar më në fund me Ferland Mendy.

Trajneri italian dëshironte mbrojtësin e majtë francez kur ishte në krye të Napolit në verën e vitit 2019, por lojtari përfundoi duke u bashkuar me Real Madridin, ku fati më vonë do t’i bashkonte ata.

Në atë kohë, Mendy po luante për Lyon dhe Ancelotti ishte i interesuar për ta sjellë atë në Napoli, duke bindur bordin e klubit që të ofronte 25 milion euro për mbrojtësin, përcjell GazetaBlic Sport.

Ancelotti ishte gjithashtu personalisht i përfshirë në negociata me lojtarin dhe agjentët e tij.

Në fund, megjithatë, Lyon nuk e pranoi ofertën e Napolit, i bindur se një ofertues më i lartë ishte në rrugë e sipër dhe kështu ndodhi. Real Madrid hyri në skenë dhe e mori futbollistin e tyre për 48 milion euro plus pesë milion shtesë.

Ancelotti ka thënë se ai dëshiron një shans për të vlerësuar të gjithë skuadrën e Real Madrid para se të marrë vendime se kush do të bëjë pjesë e planeve të tij dhe kush jo. Në fund të fundit, ai i njeh disa nga lojtarët, por ka shumë fytyra të reja për t’i njoftuar.

Sidoqoftë, Ferland Mendy është një lojtar që mund të ndihet i sigurt për vendin e tij sezonin e ardhshëm, duke ditur që trajneri i ri kryesor ka treguar në të kaluarën e afërt se ai është një tifoz i madh.

/GazetaBlic Sport/