Skuadra e Real Madridit fitoi sonte në udhëtim ndaj Atalantas me rezultatin 2-3, duke marrë tre pikë tejet me rëndësi në Champions League.
Golin e parë për madrilenët në këtë duel e shënoi Kylian Mbappe, i cili më pas u zëvendësua në pjesën e parë, shkak i një lëndimi, përcjell GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes, Ancelotti ka dhënë lajmin e mirë, duke theksuar se Mbappe nuk ka lëndim serioz, por ishte thjesht një mbingarkesë për francezin.
“Dëmtimi i Kylian Mbappe nuk duket serioz. Është një mbingarkesë”, tha shkurtimisht Ancelotti për mediat ndërkombëtare.
/GazetaBlic Sport


