Sporti

Ancelotti: Jemi shumë të lënduar, duhet të ngrihemi shpejt

04/25/2023 21:51
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur pas ndeshjes ndaj Gironas.

Madrilenët pësuan humbje shokuese me rezultat 4 me 2, shkruan GazetaBlic Sport.

Trajneri italian tha pas ndeshjes se janë shumë të lënduar, por që duhet të ngrihen shpejt.

“Kemi lënë shumë hapësirë në ndeshje. Jemi shumë të lënduar, duhet të ngrihemi shpejt. Nëse jemi skuadër, fitojmë kundër të gjithëve. Nëse nuk jemi, cilësia nuk mjafton. Nuk ishim aspak mirë në aspektin kolektiv”, tha Ancelotti.

/GazetaBlic Sport/