Sporti

Ancelotti: Inter është përmirësuar shumë, do jetë ndeshje argëtuese

12/06/2021 17:26
nga:E K

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, lavdëroi Simone Inzaghin përpara përballjes me Interin dhe pret një ‘lojë argëtuese’ në Santiago Bernabeu.

Los Blancos presin Interin në kryeqytetin spanjoll të martën dhe Ancelotti pret një ndeshje ndryshe nga fitorja 1-0 në San Siro në raundin e parë të ndeshjeve, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai lavdëroi kundërshtarin para ndeshjes së të martës.

“Simone Inzaghi po bën mirë dhe ka një mënyrë pozitive për t’u lidhur me lojtarët”, tha Ancelotti për Sky Sport Italia. “Të paktën kështu mendoj unë.

“Krahasuar me ndeshjen e parë, si ne ashtu edhe Interi jemi rritur, ka më shumë bindje, më shumë cilësi dhe vazhdimësi.

“Do të jetë një lojë argëtuese, nuk ka presion për rezultatin. Ne luajmë për vendin e parë, por objektivi minimal është arritur. Të kesh një 1/16 më të lehtë mund t’ju ndihmojë, por nëse doni të fitoni Ligën e Kampionëve, duhet të mposhtni më të mirët.”

/GazetaBlic Sport/