Kylian Mbappe prej kohësh ishte i lidhur me një kalim te Real Madrid.
“Los Blancos” ofertuan qindra miliona drejt PSG për ta lënë të lirë Mbappen, por ky i fundit zgjodhi që ta rinovojë kontratën me klubin francez, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas eliminimit të PSG nga Liga e Kampionëve ku u mposht nga gjiganti gjerman, Bayern, kanë filluar zërat për një largim të mundshëm të yllit francez drejt Realit.
I pyetur për këtë trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti zgjodhi që të mos përgjigjej duke thënë: “A dua të nënshkruaj me Mbappen? Mund të pyesni sot, nesër pas dy jave ose pas tre muajsh. Unë kurrë nuk do i përgjigjem kësaj pyetje”.
Ancelotti: “Would I like to sign Mbappé? Ask me today, you can ask also in two weeks or three months — I will never answer this question”. ⚪️?? pic.twitter.com/ADfTmu2cqP
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) March 10, 2023
/GazetaBlic Sport/


