Real Madridi do të mbyllë sezonin në La Liga kundër Betis këtë të premte, por me pak më shumë se një javë para finales së Ligës së Kampionëve, tema e konferencës për shtyp të Carlo Ancelottit ishte pikërisht kjo, por edhe Mbappe.
Tekniku italian, potencoi se përqendrimi i tij i vetëm është finalja e Champions League ndaj Liverpoolit, shkruan GazetaBlic Sport.
“Madridi ka fokus vetëm finalen e Champions League dhe ne mendojmë vetëm për të fituar titullin e 14’të, asgjë më shumë”, tha fillimisht ai.
“Nuk kam asnjë dyshim se kush do të startojë në Paris. Thjesht kam dyshime se kush do të jetë më i rëndësishëm, nëse ata e fillojnë lojën, nëse ata që përfundojnë”, përfundoi Ancelotti.
/GazetaBlic Sport/


