Sporti

Ancelotti i zemëruar me përsëritjen e shortit të Champions League: “Përballja me PSG do jetë emocionuese”

12/18/2021 16:09
nga:E K

Ancelotti është shprehur i zemëruar me përsëritjen e shortit të Ligës së Kampionëve.

Benfica ishte kundërshtari i Real Madridit në shortin fillestar për 1/16 e Champions League, por ai short u anulua, përcjell GazetaBlic Sport.

Më pas fati i shortit e la përballë gjigantin spanjoll me Paris Saint-Germain.

Carlo Ancelotti nuk e fshehu zemërimin e tij për atë që ndodhi.

“Shorti i Champions League ishte për të ardhur keq, por ne kemi kohë të përgaditemi për një duel që do të jetë shumë emocionues”, tha ai.

/GazetaBlic Sport.