Sporti

Ancelotti i lumtur me kalimin në finale të Kupës së Botës për Klube

02/09/2023 08:15
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Real Madridit është shprehur i kënaqur me paraqitjen në fitoren ndaj Al-Ahly (4-1) dhe me kalimin e skuadrës së tij në finalen e Kupës së Botës për Klube.

Carlo Ancelotti gjithashtu zbuloi se Militao dhe Benzema mund të luajnë në këtë takim, transmeton GazetaBlic Sport.

“Mezi presim të luajmë finalen dhe shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë. Tani duhet të pushojmë sepse nuk ka shumë kohë para finales [e shtuna]. Militão dhe Benzema do të kthehen, Courtois do të jetë i disponueshëm vetëm kundër Osasuna-s”, tha ai.