Çështja e Cristiano Ronaldos po pushton të gjitha faqet e para të gazetave sportive.
Ylli i Portugalisë e nisi ndeshjen e fundit nga stoli, njeriu simbol që zgjidhte shpesh ndeshjet me golat e tij në karrierë, përcjell GazetaBlic Sport.
Carlo Ancelotti, ish-trajneri i CR7 në Real Madrid, foli për të për Corriere dello Sport.
“Ndeshja e tij e fundit? Nuk e di, ai ndoshta ndihet ende njëzet vjeç sepse është mirë, ai i ka përgjigjet që kërkon nga trupi i tij. .Gjithmonë është kujdesur për fizikun e tij në mënyrë thuajse paroksizmale. Konkurrenca megjithatë është bërë e ashpër,në Portugali dikush si Leao e nis nga pankina. Nëse është e komplikuar ta menaxhosh?E kam pasur dy vjet dhe nuk kemi pasur ansjë problem.Në fakt ai më zgjidhi problemet.A mund të konsiderohet problem dikush që shënon të paktën një gol për ndeshje? Cristiano stërvit shumë mirë. Ai është i vëmendshëm ndaj detajeve,ka qenë shumë e lehtë për mua ta menaxhoja.Ai është lojtar i jashtëzakonshëm, me mua do të ketë luajtur 100 ndeshje dhe do të ketë shënuar më shumë se 100 gola”, tha tekniku italian.
/GazetaBlic Sport/