Sporti

Ancelotti: Hazard është i gatshëm, por unë preferoj lojtarë të tjerë në formacion

10/27/2021 08:28
nga:Mergim Rreci

Carlo Ancelotti beson se Eden Hazard mund të bëhet një yll në Real Madrid, por pranon se ai preferon të vendosë lojtarë të tjerë përpara tij në formacionin fillestar.

Hazard nuk u aktivizua fare për Madridin në fitoren 2-1 ndaj Barcelonës të dielën, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ai mund të luajë 4-3-3 në të majtë ose 4-4-2 sipër ose pas sulmuesit. Ai është gati të luajë, por problemi është se ka një trajner që preferon një lojtar tjetër. Ai nuk ka një status ylli në Madrid sepse ka pasur shumë lëndime dhe pak nga pak do të ketë versionin e tij më të mirë”, tha fillimisht Ancelotti.

“Jam i sigurt se këtë sezon do të shohim versionin e tij më të mirë dhe se ai do të luajë më shumë sesa po bën tani”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport