Carlo Ancelotti (Real Madrid), Pep Guardiola (Man. City) dhe Lionel Scaloni (Argjentina) janë finalistët për çmimin e trajnerit më të mirë të FIFA-s, The Best, që do të jepet më 27 shkurt, në një ceremoni në Paris.
Pritet të jetë një garë shumë interesante mes tyre, duke u bazuar tek fakti se të gjithë të nominuarit kanë pasur rezultate në kompeticione të ndryshme, shkruan GazetaBlic Sport.
Sipas mediave ndërkombëtare, favorit pak më i madh është Lionel Scaloni, i cili fioi Kupën e Botës me kombëtaren e Argjentinës.
Në futbollin e femrave, konkurrojnë për çmimin trajneret Sonia Bompastor (Lyon), Pia Sundhage (Brazil) dhe Sarina Weigman (Angli).
/GazetaBlic Sport/


