Sporti

Ancelotti flet pas fitores së jashtëzakonshme ndaj Dortmund

10/22/2024 23:52
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti është deklaruar pas fitores fantastike ndaj Dortmund.

Madrilenët triumfuan me përmbysje të jashtëzakonshme nga 0 me 2 në 5 me 2, shkruan GazetaBlic Sport.

“Energjia e treguar në pjesën e dytë ishte vendimtare në triumfin nga ana jonë. Në pjesën e parë ne ishim indiferent. 45 minutëshi i dytë ishte më i miri i këtij sezoni. Vinicius Junior e meriton Topi e Artë”, tha trajneri italian.