Nesër zhvillohet ndeshja kthyese mes Barcelonës dhe Real Madridit në Kupën e Mbretit.
Ndeshja e parë në “Santiago Bernabeu” kishte përfunduar me rezultat 0 me 1 në të mirë të “Blaugranëve”, shkruan GazetaBlic Sport.
Ky takim fillon në ora 21:00, atje ku para këtij takimi ka folur trajneri Ancelotti.
Ai tha se është koha që Real Madridi të fitojë në ‘El Clasico’ dhe se ka besim të plotë tek futbollistët e tij.
“Barça na ka mundur në 3 ndeshjet e fundit dhe tani ka ardhur koha për të fituar ne. Besoj fuqishëm tek futbollistët e mi, ideja është që të luajmë një ndeshje të madhe dhe të mirë”, tha trajneri italian.
/GazetaBlic Sport/


