Sporti

Ancelotti flet para finales së Superkupës ndaj Athletic Bilbaos

01/15/2022 11:33
nga:Mergim Rreci

Real Madridi do të luajë ndeshjen finale kundër Athletic Bilbaos për Superkupën e Spanjës.

Para kësaj ndeshje ka folur trajneri, Carlo Ancelotti, ku tha se është i lumtur që tashmë mund të fitojë një trofe tjetër tek kjo skuadër, përcjell GazetaBlic Sport.

“Jam vërtet i lumtur. Është ndjenjë e veçantë. Edhe më shumë për faktin se jam këtu me Real Madridin”, tha trajneri, në një konferencë për shtyp.

“Skuadra u rikuperua mirë. Kemi dyshime me Alaba dhe Asensio, ndaj do ta vlerësojmë situatën sot pasdite. Plani nuk e di se çfarë është, por do shpresoj të fitojmë. E njohim mirë kundërshtarin, sepse kemi luajtur dy herë me ta. Ata janë një ekip shumë i organizuar,” përfundoi Ancelotti.

Ndeshja zhvillohet nesër në ora 19:30.

/GazetaBlic Sport/