Sporti

Ancelotti e nisi projektin e PSG’së, pas largimit të tij klubi francez shpenzoi 1 miliardë euro!

02/15/2022 14:17
nga:L J

Trajneri aktual i Real Madridit ishte trajneri që nisi ‘ciklin galaktik’ të Paris Saint-Germain në vitin 2011-12.

Më 30 dhjetor 2011, saktësisht 3700 ditë më parë, PSG njoftoi shkarkimin e Antoine Kombouaré dhe i dha Carlo Ancelottit ‘çelësat’ e pankinës në Parc des Princes.

Pastore, Gameiro dhe Sirigu, ndër të tjera, kishin mbërritur në verë, por nënshkrimi i trajnerit tashmë të Real Madridit nënkuptonte ‘fillimin’ e vërtetë për projektin e Katar Sports Investments.

“Kam rënë dakord të jem trajner i Paris Saint-Germain sepse mendoj se mund ta ndihmoj klubin të bëhet një klub i madh në Evropë”, thoshte Ancelotti.

Ndryshimi në cilësi erdhi në edicionin 2012-13 me transferimet e Ibrahimovic, Lavezzi, Verratti… dhe Beckham. Këto transferime i dhanë fund 19 viteve pritje! Në Champions League ai u eliminua në çerekfinale ndaj Barcelonës (3-3)… për shkak të golave si mysfair, por fitore titullin në Ligue 1.

Më 19 maj 2013, një vit e gjysmë pas nënshkrimit të tij, “projekti Ancelotti” u mbyll.

“Kam kërkuar të largohem nga klubi”, thoshte trajneri.

Real Madrid kaloi në rrugën e tij për herë të parë dhe ai nuk mund të thoshte ‘jo’: “Është një ëndërr e realizuar”.

PSG shpenzoi 1,405 milionë euro pas largimit të tij…

Sonte, PSG dhe Real Madrid takohen nga ora 21:00 në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

/GazetaBlic Sport