Sporti

Ancelotti dhe fundi i karrierës së Kroos: “Duhet të kesh guximin për ta bërë atë”

05/24/2024 19:05
nga:Mergim Rreci

Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madridit, ka komentuar vendimin e Kroos për t’i dhënë fund karrierës së tij pas Euro-2024.

Në moshën 34-vjeçare, gjermani do të varë këpucët pas Kampionatit Evropian, transmeton GazetaBlic Sport.

“Ne folëm për këtë, ai ishte i bindur, ai donte të thoshte lamtumirë në nivelin më të lartë. Të gjithë duan të thonë lamtumirë në nivelin më të lartë, por atëherë duhet të kesh guximin për ta bërë atë. Në nivel teknik, është shumë e ndërlikuar të gjesh një zëvendësues. Por kjo nuk është ajo që ne po mendojmë. Ai është gjerman dhe është shumë e vështirë të ndryshosh mendje. Nuk ka pasur lot gjatë bisedës, është shumë i bindur”, ka thënë ai, në një konferencë për media.

“Kroos është një nga më të mirët në menaxhimin e kohës së lojës dhe posedimit të topit. Ai është unik në suksesin e pasimeve, ai i shtoi shumë futbollit, jo vetëm Real Madridit. Ai vazhdon të jetë një nga mesfushorët më të mirë në historinë e futbollit”, ka shtuar ai.

/GazetaBlic Sport/