Real Madrid ka pësuar humbje 2-0 nga Liverpool në kuadër të xhiros së pestë të Ligës së Kampionëve.
Pavarësisht humbjes, kjo ndeshje shënoi një moment historik për trajnerin e Real Madridit, Carlo Ancelotti, pasi u bë ndeshja e tij e 215-të në Champions League.
Ndeshjet sipas klubit: AC Milan: 77, Real Madrid: 68, Chelsea: 18, Napoli dhe Bayern Munich: 12 secila, Juventus dhe PSG: 10 nga dhe Parma: 8.
Ky rekord i lejon Ancelottit të kalojë Sir Alex Ferguson, i cili drejtoi 214 ndeshje në turne, duke e bërë atë trajnerin me më shumë paraqitje në historinë e Champions League.
Ancelotti është gjithashtu pesë herë fitues i Ligës së Kampionëve, pasi ka fituar titullin tre herë me Real Madridin dhe dy herë me AC Milan.
/GazetaBlic Sport


