Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madrid, nuk e fshehu zhgënjimin e tij pas barazimit ndaj Betis, që i lë “Los Blancos” 9 pikë larg nga lideri Barcelona.
Pas ndeshjes trajneri italian tha se këto rezultatete të fundit mund të ndikojnë te skuadra e tij, shkruan GazetaBlic Sport.
“Ishte një lojë e vështirë në të cilën mbi të gjitha mund të kishim qenë më të mirë në efikasitet në sulm. Kemi pasur raste, por në tre ndeshjet e fundit kemi shënuar vetëm një gol dhe duhet të jemi më efektiv. Ka vend për përmirësim. Është e qartë se kemi vështirësi dhe duhet t’i përmirësojmë. Për herë të parë kemi një javë të tërë për të punuar dhe këto aspekte duhet të përmirësohen”, deklaroi trajneri italian, i cili shtoi: “Kjo do të ndikojë tek ne është e qartë se kjo ndikon tek ne. Vetëm pak ditë më parë shënuam pesë gola në Anfield. Është e pamundur të kuptohet”, tha ai.
/GazetaBlic Sport/


