Carlo Ancelotti pranoi se derbi i së dielës kundër Atlético Madrid do të jetë një ndeshje speciale për të dyja skuadrat.
“Unë mendoj se do të jetë një ndeshje konkurruese. Në këtë lloj ndeshjesh duhet t’i kushtojmë vëmendje duelit, seteve dhe hapësirave, sepse ato mbrojnë shumë mirë. Më pas janë të rrezikshëm në kundërsulm dhe ne duhet të përgatitemi edhe për këtë aspekt”, pranoi tekniku italian, përcjell GazetaBlic Sport.
Carlo Ancelotti pranoi se këto lloj ndeshjesh kanë gjithashtu një ndikim të madh si brenda dhe jashtë fushës.
“Ka një rivalitet të madh mes tifozëve, por edhe mes lojtarëve. Rivaliteti është i pranishëm në çdo gjë. Atlético Madrid dëshiron të mposhtë Realin dhe Real dëshiron të mundë Atlético Madridin”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


