Sporti

Ancelotti akuzon gjyqtarin kryesor për barazimin ndaj Gironas: Ai e shpiku penalltinë

10/31/2022 09:21
nga:E K

Real Madridi dje në një ndeshje dramatike barazoi me Girona (1:1) në kuadër të xhiros së 12-të të La Liga.

Pas ndeshjes, trajneri i Los Blancos ka sulmuar gjyqtarët dhe ka thënë gjithfarë gjërash në një deklaratë, përcjell GazetaBlic Sport.

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, nuk është aspak i kënaqur me mënyrën se si skuadra e tij barazoi sot me Girona.

Ai fajëson gjyqtarët dhe beson se ekipi mysafir nuk duhej të ishte ndëshkuar me penallti.

“Ishte një lojë e vështirë. Në këtë moment është normale. Ne ishim në rrugën e duhur. Më pas erdhi penalltia që na kushtoi pikë. Loja ishte e mirë.

Nuk kishte penallti. Nuk e preku topin me dorë. Kam folur me Asension. Dhe nëse ai ishte duke luajtur, dora e majtë është pranë trupit të tij. Nuk e di, ai e shpiku. Nuk mund të them asgjë më shumë.