Lajme

Analisti: VV është munduar të bashkëpunojë fshehtas me Listën Serbe

10/22/2024 22:19
nga:G B

Deputetët joshumicë, që i takojnë Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Adem Hoxha dhe Fadil Gashi, kanë thënë se kanë votuar për zgjedhjen e presidentes Vjosa Osmani, me urdhër të Milan Radoiçiq.

Po ashtu, ata kanë thënë se janë kontaktuar nga vet kryeministri Albin Kurti lidhur me këtë çështje.

Lidhur me këtë, analisti politik, Arbnor Sadiku, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se VV është munduar të bashkëpunojë fshehtas me Listën Serbe, por që provat kanë dalë në publik dhe se as VV nuk dallon nga partitë tjera.

“Po, në fakt edhe këta si të gjitha qeveritë tjera janë munduar të bashkëpunojnë fshehur me Listën Serbe, derisa provat kanë dalë në publik, e që në fakt nuk dallon as LVV asgjë nga PDK-ja dhe AAK-ja, të cilat kanë zhvilluar negociata për votim të qeverisë më parë”, deklaroi Sadiku./Gazeta Blic/

Votat për Osmanin presidente/ Bajqinovci për deputetët e Listës Serbe: E kishin hallin diku tjetër – Radojçiq s’guxon të kthehet në Kosovë

“Kurti na luti, Radoiçiqi na bindi”: Dy deputetët e Listës Serbe zbulojnë pse e votuan Vjosa Osmanin