Analisti serb, Branislav Krstiç thotë se vendimi për ndalimin e dinarit ishte i shpejt dhe serbët ishin vonë të informuar.
Krstiç në një prononcim për GazetaBlic thekson se, tashmë është e qartë se ky vendim do të zbatohet, por sipas tij, është e nevojshme të gjenden modele dhe të arrihet një marrëveshje me Bankën Qendrore të Serbisë.
“Nëse institucionet e Kosovës duan serb në vendin e tyre, atëherë duhet t’i informojnë për vendimet e tyre sepse Beogradi zyrtar i mban në errësirë mediatike. Është e qartë se vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës do të zbatohet. Është e nevojshme të gjenden modele dhe të arrihet një marrëveshje me Bankën Qendrore të Serbisë”, tha Krstiç.
Sipas tij, është e domosdoshme që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje për dinarin sepse viktimat do të jenë pensionistët, nxënësit e studentët me bursa.
“Shteti i Serbisë do të duhet t’i qaset këtij problemi në mënyrë më konstruktive. Në periudhën e ardhshme pritet që autoritetet kosovare të mos lejojnë transportin e dinarëve për në Kosovë”, tha Krstiç.
“Është e domosdoshme që Prishtina dhe Beogradi të arrijnë një marrëveshje sepse viktimat do të jenë pensionistët, përfituesit e ndihmës sociale, nxënësit dhe studentët që marrin bursa. Është një numër i madh i qytetarëve që kanë edhe obligime për kredinë me dinarë.”, tha ai për GazetaBlic.