Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i është përgjigjur ftesës së kryetarit të LVV-së Albin Kurti, për një marrëveshje për bashkëqeverisje.
Në një konferencë për media Abdixhiku tha se propozimi i tij është të formohet një qeveri e tranzicionit deri në zgjedhjen e presidentit.
E lidhur me këtë çështje, në një prononcim për GazetaBlic, analisti Blerim Burjani, thotë se propozimi i LDK për një qeveri të tranzicionit është bërë si kompromis i LDK me pjesën tjetër të partisë dhe në pozitë edhe në opozitë.
Burjani ka propozuar një alternativë të re për zgjidhjen e krizës politike që ka përfshirë Kosovën.
Ai thotë se pas dështimit të mundshëm të arritjes së një marrëveshjeje mes partive kryesore politike, një mundësi për të shmangur zgjedhjet e parakohshme mund të jetë formimi i një qeverie teknike, përbërë nga ekspertë dhe profesionistë të fushave të ndryshme, si akademikë dhe specialistë të politikës.
“Propozimi është bërë si kompromis i LDK me pjesën tjetër të partisë edhe në pozitë edhe në opozitë, edhe po sikur VV që ia ka kthyer përgjigjen me jo të madhe, vullneti mungon nga VV në këtë situatë, madje e quan edhe si të paligjshme një koalcion të gjerë gjë që nuk korosopondon aspak me asgjë reale bazuar në ligjet në fuqi apo kushtetutë, marrevshjet politike ndërmjet partive bëhen të ligjshme nese ato funksionojn pra zbatohen, pra nje marreveshje gjithperfshirerse politike nuk është në kundërshtim me kushtetutën.Tash për të iu shmang zgjedhjeve mendimi im është që për një vit të kemi qeveri teknike të eksperteve, kështu për një vit do të ketë qeveri teknike të përbërë nga bota akademike, ekspertet, nese nuk e don qeveri teknike atëhëre zgjedhjet janë të pa shmangshme”, tha ai për GazetaBlic.


