Lajme

Analisti politik: Pozita dhe opozita janë bllokues të shtetit – kjo nuk tolerohet më!

08/25/2025 14:04
nga:Sh R

Kuvendi i Kosovës nuk arriti të konstituohej as këtë javë, përkundër aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, që urdhëroi formimin e tij brenda 30 ditësh, raporton GazetaBlic.

Ky afat do të rrjedhë deri më 18 shtator dhe nga ajo që ka deklaruar kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pritjet janë që ai të respektohet.

Megjithatë, asnjë prej kandidatëve për kryeparlamentar, të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk mori votat e mjaftueshme.

Lidhur me këtë çështje në një pronocim për GazetaBlic, ka reaguar analisti politik Blerim Burjani, ku thotë se së bashku pozitë dhe opozitë janë bllokues të shtetit.

Sipas tij, ky bllokim është i qëllimshëm dhe mund të prodhojë pasoja serioze për funksionimin institucional të vendit.

Burjani përfundon se klasa politike duhet të jetë më e qartë për qëllimet e saj dhe të ndalë “lojërat pa lidhje” që, sipas tij, po e mbajnë peng vendin.

“Këta quhen bllokues të shtetit së bashku pozitë – opozitë, kjo është e pa pranushme, nëse vazhdon kështu duhet të ketë zhvillime tjera politike, pra duhet të gjindet rruga, të largohen këto subjekte bllokuese, kjo nuk tolerohet, mjaft është kjo lojë, këta mund të zhvillojnë dhe komplikojnë lojëra politike të qëllimshe kjo u pa, opozita nuk i pranon kanididatët dhe nuk ia voton, sikur edhe nëse e voton opozita prej VV pastaj VV të mos votoj kandidatët për nënkryetar, këto lojëra palidhje të dëmshme dhe fëmijore nuk janë të zakonshme për asnjë shtet. Nuk besoj ende se jemi afër konstituimit të Kuvendit, këtu nuk ka as vullnet e as interes me ndodh, pozita dhe opozita duhet të jenë të qarta se çka po dojn me bë me këtë lojë, deri ku është kjo lojë palidhje”, tha Burjani për GazetaBlic.