Uncategorized

Analisti politik për vizitat e Osmanit në komunat e Kosovës: Është një aktivitet pozitiv, secili lider duhet të jetë sa më afër qytetarëve

06/02/2022 19:39
nga:G C

Analisti politik, Gazmir Raci ka komentuar vizitat e Osmanit në komunat e Kosovës.

Ai i përshkruan si aktivitet interesant dhe e sheh si një gjë pozitive për të gjithë qytetarët e vendit.

Raci për GazetaBlic thotë se, është një gjë e mirë që presidentja e Kosovës po qëndron afër qytetarëve, pasi sipas tij Osmani ka një simpati të madhe nga qytetarët e Kosovës.

Raci thotë se edhe nëse presidentja nuk do të dilte në vizita, përsëri do të kishte kritikat të ndryshme.

“Mos me dal, njerëzit pyesin pse nuk po del presidentja për t’i takuar qytetarët. Unë konsideroj se është një aktivitet interesant që po i takon komunat, madje edhe komunat që në udhëheqjen e tyre ka pas dallime politike. Është mirë që presidentja të jetë sa më afër qytetarëve dhe natyrisht që secili lider që afrohet më afër qytetarëve, është një gjë pozitive. Në anën tjetër, nëse zyrtarët politik nuk dalin përtej zyreve kemi reagime të ndryshme: Jo s’po dalin, e kanë kontaktin me qytetarët, etj. Nuk duhet harruar fakti që presidentja ka qenë shumë e votuar në zgjedhjet e kaluara parlamentare dhe ka një simpati nga qytetarët e Kosovës “, tha Raci për GazetaBlic.