Analisti politik Blerim Burjani, thotë se koalicioni më i suksesshëm deri në një vit mandate qeverisje është koaliconi mes VV-së, LDK-së dhe PDK-së, raporton GazetaBlic.
Burjani në një prononcim për GazetaBlic, thotë se koaliconet vetëm në mes dy partive nuk po ecin, ku LVV këtë frikë e ka që të shkoj në koalicon me PDK.
“Unë mendoj se koalicioni më i suksesshëm deri në një vit mandate qeverisje është koalicioni VV LDK PDK , pra kështu koalicione vetem në mes dy partive nuk po ecin pra nuk po ka pelqim, këtë frikë e ka LVV të shkoj ne koalicion me PDK, edhe pse PDK nuk i pengon se rehabiliton te kaluaren e tyre , në anën tjeter LVV LDK nuk gjasa sepse LDK mund të bie shumë në zgjedhje të ardhshme, elektorati i LDK ai fanatik nuk e perkrah një koalicion të tillë, LDK realisht ka disa tipe frikë e para se një koalicion i mëhershëm kishte dështuar, pastaj LDK nuk beson se din të udhëheqin VV pra nuk ka kapacitete kjo u pa katër vjet e fundit, pastaj çështjes së politikës ndërkombëtarë, asociacioni dhe dialogu, LDK nuk dëshiron ballafaqim të ashpër ndaj aleateve”, tha ai.
Tutje ai thotë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka kapacitete dhe as guxim që të reformoj sistemin pensional, arsimin dhe aq më tepër ekonominë, ku shton se PDK nuk u frikësohet kapaciteteve të LVV në qeverisje.
“PDK dhe LVV ne këtë temë do të tentonin të gjejn një zgjidhje të guximshme, në politikën e brendshme është vështirë PDK të ndikojn në reforma, VV nuk ka as kapacitete e as guxim te reformoj as sistemin pesnional, as arsimin e as shendetesin, se per ekonomi është larg. PDK nuk i frikohet kapaciteteve te VV ne qeverisje”, u shpreh tutje.
Sa i përket seancës së nesermer për konstituimin e Kuvendit, Burjani thotë se nuk besoj që do të ketë ndonjë ndryshim.
“Nuk besoj se do të ketë ndryshim, vec nëse në ndërkohë ndodhë diçka e befasushme dhe e pa pritshme, përndryshe nuk pres diçka tjeter”, përfundoi ai.


