Analisti poltik, Fidan Ukaj, në një prononcim për Gazeta Blic, ka komentuar deklaratën e presidentes Osmani, ku ka thënë se marrëveshja e Ohrit nuk është përfekte për Kosovën dhe se i ka disa dyshime për të.
Sipas Ukaj, neni 7 dhe neni 10 i kësaj marrëveshje janë e njëjta gjë.
“Neni 7 dhe neni 10 janë e njëjta gjë, neni 7 flet për vetëmenxhim, më saktësisht për strukturën e asociacionit, e neni 10, flet për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve që i bie edhe nenit 7, strukturën e asociacionit të komunave me shumicë serbe”, ka thënë Ukaj.
Sipas analistit politik draftimi i marrëveshjes, është një lajm i mirë për Kosovën.
“Draftimi i këtij asociacioni në partneritet të ngushtë me SHBA-të, është lajm i mirë në përmbushjen e kërkesave të vazhdushme të partnerëve tanë ndërkombëtare sidomos të SHBA-ve, bazuar në akgjykimin e gjykatës kushtetuese e ligjeve në fuqi të Kosovës”, ka thënë Fidan Ukaj për Gazeta Blic.


