Lajme

Analisti politik: Lëvizja Vetëvendosje do të pësoj rënie në zgjedhjet e ardhshme!

09/23/2025 12:49
nga:N K

Analisti Blerim Burjani, në një deklaratë dhënë për Gazeta Blic ka folur lidhur me situatën aktuale politike.

Burjani është shprehur se vendin e presin zgjedhje të jashtëzakonshme, pasi që Kuvendi nuk është konstituuar ende.

“Ma mirë me u deklaru që spo munden me ba Qeverinë edhe me shku ne zgjedhje, mos me humb më shumë kohë, është humb një kohë e konsiderueshme, e cila është për qytetarin”- u shpreh ai.

Ai tutje foli për ngecjet në reforma, në zhvillim ekonomik dhe në bërjen e politikës normale për qytetarin.

Burjani tha se partitë po veprojnë më shumë për interest e tyre se për qytetarët.

“Jemi në dy nivele shumë të rënda kritike, pushteti lokal duhet me u formu brenda këtyre muajvë, në anën tjetër jemi në një krizë të thellë të rëndë e të pashpresë për me dal prej ngërqit politik, që eshtë ngërq artificial që të gjitë e dimë.”- shtoi Burjani për gjendjen momentale politike.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje është ajo e cila nuk ishte e gatshme të formoi Qeverinë dhe do të jetë partia e cila do të shënoi rënie në zgjedhjet e ardhshme.

“Në qoftë se shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme, Lëvizja Vetëvendosje do të pësoj rënie besoj për 4%, ëshë vullnet i qytetarëve por mendimi jem është që Vetëvendosje është ai subjekt i cili do të pësoj më së shumëti rënie ne zgjedhjet e ardhshme krahasuar me opozitën”- tha ai.

“Vetëvendosje pa dyshim që do të humbas, pasi qe shihet edhe rënia e vullnetit të qytetarëve edhe në fushatën e zgjedhjeve lokale. Këto fushata janë më shumë hajgare se serioze, përfundoi Burjani për Gazeta Blic.

Blerim Burjani-Analist!