Anlisti politik Shemsi Jahari, për Gazeta Blic ka thënë se mund të ketë zgjedhje të reja në fillim të vitit 2024.
Jashari tha se zhvillimet rreth dialogut, Asociacionit, takimet më intensive të partive politike, të gjitha këto sipas tij bëjnë që të ketë mundësi për zgjedhje të reja në vend.
“Duke parë zhvillimet që janë duke ndodhur rreth dialogut dhe zbatimit të marrëveshjeve të pranuara rreth Asociacionit, si dhe retorikës elektorale, takimeve me intensive të të gjitha subjekteve politike nuk do të befasohesha po të kishim zgjedhje në pjesën e parë të vitit 2024”, ka thënë Jashari.
Ai tutje ka thënë se Kurti zgjedhjet i sheh si një mundësi për t’i ikur themelimit të Asociacionit.
“Mundësia për të shkuar në zgjedhje shihet si shkak i ikjes së z.Kurti për të implementuar marrëveshjen e arritur për asociacionin, së paku derisa të provon ta merr edhe një mandat me premtime se nuk do të bejë themelimin e Asociacionit”, ka thënë ai.
“Gjithashtu zgjedhjet në Serbi dhe koha për të themeluar institucionet atje, marrin një kohë të gjatë sidomos nëse ndërrohet pushteti dhe humb subjekti politik i Vuçiq”, tha tutje Jashari.
Jashari ka potencuar se duhet të veprohet më shpejt, drejtë zbatimit të marrëveshjeve të arritura.
“Duke ditur se zgjedhjet për parlamentin Evropian janë duke afruar dhe mund të humb fokusi në shtyrjen përpara të agjendës për bisedimet, nëse nuk veprohet më shpejt që të arrihet fillimi i implementimit të marrëveshjeve të arritura. Për çka dyshoj se palët janë të interesuara të shtyjnë përpra, pasi janë duke menduar për interesat partiake para atyre shtetërore”, ka thënë Shemsi Jashari. /GazetaBlic/


