Analisti politik, Fitim Salihu, e ka kritikuar Albin Kurtin, shefin e Qeverisë, për të cilin thotë se, akoma nuk e ka kuptuar postin e kryeministrit dhe përgjegjësitë që duhet t’i mbajë, shkruan Gazeta Blic.
Sahilu, në një prononcim për Gazeta Blic, ka kritikuar Kurtin për refuzimin e takimit të 11 majit me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, për çka thotë se, me qejf asnjë lider kosovar nuk do të ulej në tavolinë me Vuçiq.
“Albin Kurti e ka kuptuar se karriga e kryeministrit është e nxehtë. Leht është të kritikosh nga opozita. Kur je kryeministër, e kupton se gjërat janë më të komplikuara dhe në proces ndërthuren shumë interesa e presione prej aleatëve perendimorë. Me qejf, asnjë lider kosovar nuk do të ulej në tavolinë me Vuçiq. Por, posti i kryeministrit nuk është vetëm privilegj, por edhe përgjegjësi”, deklaron ai për Gazeta Blic.
Tutje, ai thekson se negociatave me Serbinë nuk do të mund t’iu shpëtoj asnjë prej liderëve të kosovës, e as Albin Kurti.
Derisa, u shpreh i bindur se Kurti një ditë do të detyrohet të marrë përgjegjësi karshi votuesve dhe miqve ndërkombëtar të shtetit tonë.
“Negociatat me Serbinë janë një pjatë e nxehtë që u ka ngelur në dorë të gjithë liderëve kosovar dhe Kurti nuk mund t’i shpëtoj nxehtësisë së saj. Mund ta prologojë, por jo në pafundësi. Një ditë do të detyrohet të marrë përgjegjësi karshi votuesve dhe karshi miqve ndërkombëtarë të Kosovës”, thotë Salihu.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se nuk do të marrë pjesë në takimin me Serbinë më 11 maj, shkruan Gazeta Blic.
Ky takim ishte paralajmëruar nga Josep Borel, përfaqësues i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.
LEXO EDHE:


