Lajme

Analisti politik i reagon Jasharajt: Kurtin e quajte diktator, keni shku në takim si në bahçe të babës

10/04/2022 21:00
nga:Genita C

Analisti Blerim Gashi është treguar i ashpër me Kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharajn.

Gashi në Politiko, i ka thënë se dialogut të mirëfilltë, sipas tij nuk i kanë ndihmuar deklaratat e tij ndaj Kurtit, si dhe mbajtja e qëndrimeve politike.

“I keni thënë Kryeministrit të vendit diktator. Keni shku në zyre të kryeministrit si në bahçe të babës, i keni thënë vëlla a po më ndihmon dhe keni mbajt qëndrime politike, sa mendoni që kjo i ka pru dobi lëvizjes sindikale për të pasë një dialog të mirëfillte”, i ka thënë ai Jasharajt.