Analisti politik, Rasim Aliaj, ka komentuar takimin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me Presidentin e Republikës franceze, Emmanuel Macron, shkruan GazetaBlic.
Në një prononcim për ‘GazetaBlic’, Aliaj vlerëson se takimi Kurti-Macron me aq sa është paraqitur para medieve është takim i zakonshëm.
Mirëpo, sipas tij, ajo që bie në sy këtë takim është që për herë të parë një delegacion i Kosovës, deklaron se nuk ka marr zotim nga vendi nikoqir për liberalizim të vizave.
” Është bërë tashmë e zakonshme pritja sidomos të liderit Macron për të gjithë udhëheqësit e Kosovës, takime të tilla të paktën si formë ka pasur edhe në Qeverinë Hoti. Në formë janë takime të zakonshme në kuptimin që të paktën nga ajo që kemi parë ne medie dhe si pjesë e atyre që kanë paraqitur, mirëpo në përmbajtje nuk e dimë, mund të ketë ndonjë përparim tutje, por nuk e dimë. Duket që gjëja kryesore ka qenë kërkesa e Kosovës për liberalizim të vizave, e që ndoshta pjesa çka është interesante është që për here të parë një delegacion i Kosovës deklaron se te Franca nuk ka marr zotim që Kosovës do t’i liberalizohen vizat, që është një ndryshim edhe përmbajtësor sepse u patëm mësuar që pas çdo takimit të niveleve të larta të tilla të palës Kosovare të deklarohet që është zotuar Franca ose është zotuar vendi nikoqir për liberalizim të vizave, e kësaj radhe Qeveria ka bërë një hap tutje duke thënë që nuk është zotuar franca por të paktan ne nuk do ti ndalojmë përpjekjet.
Tutje, ai thekson se në këtë takim ende nuk dihet se çfarë është dakorduar në mes të dy shtetëve, jashta kamerave.
“Ende nuk e dim që çfarë ka qenë sumbullari ose ajo cfarë është dakordu në takimin jashta kamerave”, deklaron ai.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me Macron, ka vazhduar të potencojë se pavarësia, integriteti territorial dhe sovraniteti nuk do të negociohen me palën serbe në bisedimet Kosovë-Serbi.
Shefi i ekzekutivit nga Pallati Elysee i Parisit, ritheksoi edhe një herë se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, duke shtuar se Qeveria e Kosovës do të kontribuojë me të gjitha mundësitë edhe në rajon, me marrëdhënie të mira ndërfqinjësore, edhe drejt perspektivës dhe integrimeve evropiane.
“Pavarësia e Kosovës, integriteti territorial dhe sovraniteti nuk do të negociohen. Me Serbinë mund të diskutojmë për statusin e marrëdhënieve tona e jo për statusin e Kosovës. Vendimi i GJND-së ka hequr çdo dilemë për ligjshmërinë e Pavarësisë së Kosovës”, ka deklaruar Kurti.
Kurti pas takimit me Macron: Sovranitetin e Kosovës nuk e diskutojmë me Serbinë


