Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak ka thënë se po humbim kohë për gjëra jorelevante, për kërkesën e Kurtit për nënshkrim dhe tërheqjen e letrës së Bërnabiq.
Lidhur me këtë në një prononcim për GazetaBlic,u deklarua analisti politik Arbnor Sadiku ku tha se na mjafton Bashkësia Ndërkombëtare për realizimin e marrëveshjes.
“Faktikisht në esencë na i kem raportet me Bashkësinë Ndërkombëtare, neve qoftë për realizimin e marrëveshjes na mjafton ajo, jo Serbia, kështu që ne nuk mujna me e marr rolin edhe të arbitrit të marrëveshjes, ne jemi në rolin e zbatuesit të saj”, deklaroi ai.
Tutje ai thotë se kjo nga Kosova mund të përdoret për populizëm dhe zgjedhje elektorale.
“Më tepër kjo mundet me u përdorë prej Kosovës vetëm për populizëm dhe për çështje të zgjedhjeve elektorale, pastaj pas zgjedhjeve me i pranu marrëveshjet dhe Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe”, përfundoi ai.
/GazetaBlic/