Lajme

Analisti politik: AAK-ja dhe Nisma, një koalicion i cili synon ta kaloj pragun zgjedhor dhe asgjë më shumë

01/20/2024 18:52
nga:Sh R

Analisti politik, Arbnor Sadiku thotë se koalicioni i bërë nga AAK dhe Nisma, është një koalicion i cili synon ta kaloj pragun zgjedhor dhe asgjë më shumë.

Sadiku në një prononcim për Gazeta Blic, tha se edhe nëse e kalojnë pragun zgjedhor, në bazë të sondazheve të deritanishme, AAK dhe Nisma mund t’i marrin diku afër 10 deputet.

“Ky është koalicion i cili synon të kaloj pragun zgjedhor, dhe asgjë më shumë, nëse kalojnë këtë prag AAK-Nisma them se numri deputeteve ne bazë sondazheve të deritanishme, mund ti merr diku nga 8 deri në 10 deputet”, tha Sadiku për Gazeta Blic.

Berisha: E keqja e madhe, Albin Kurti, nuk është lehtë të mposhtet politikisht

Sherifi shpjegon si erdhi te koalicioni me AAK-në – kritika Kurtit: Në Kosovë nuk ekzistojnë nevojat e askujt pos të tij

Haradinaj e Limaj: Koalicioni AAK-Nisma është lajm i mirë për Kosovën