Lajme

Analisti kosovar premton nga 250 euro për gazetaret gra që raportojnë nga veriu

05/31/2023 21:44
nga:Y I

Analisti kosovar nga Amerika, Bleron Baraliu ka deklaruar se do t’i jap nga 250 euro për gazetaret gra nga Kosova e Shqipëria që po raportojnë nga veriu.

Këto shuma Baraliu tha në Politiko se do t’i ndajë për të blerë gazetaret mjete sigurie kur të raportojnë nga zonat e rrezikshme siç është veriu aktualisht.

“Më keni akuzuar që unë po flas nga Amerika e ju nga Prishtina. Tash, vajzat po raportojnë nga veriu ju nga studio. Të gjitha gratë e Kosovës e ato të Shqipërisë që kanë shku në veri dhe kanë raportuar nga atje, unë i kam obligim nga 250 euro shpërblim për të gjitha prej tyre që të blejnë mjete sigurie e çkado tjetër që ka nevojë.”, deklaroi Baraliu.

Mbi 15 sulme të rënda ndaj gazetarëve janë raportuar në AGK vetëm gjatë tri ditëve të fundit nga protestat e dhunshme të serbëve në komunat e veriut.