Sporti

Analisti kosovar parashikon fituesin e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve

04/15/2021 20:53
nga:Mergim Rreci

Liga e Kampionëve tashmë është në fazën finale të saj.

Janë katër skuadra gjysmëfinaliste të cilat synojnë që ta fitojnë trofeun e madh në këtë edicion, shkruan GazetaBlic.

Chelsea – Real Madrid si dhe PSG – Manchester City do të jenë çiftet e ndeshjeve gjysmëfinaliste, çifte këto që premtojnë spektakël të madh.

Njohësi i mirënjohur i futbollit, Muhamet Dragusha tha se skuadrat e kualifikuara në gjysmëfinale janë aty me plotë meritë.

“Do të jenë super ndeshje, kemi ekipe shume të mëdha edhe mendoj me meritë të kualifikiuara në gjysmëfinale. Chelsea një super ekip që pas ardhjes së trainerit të ri ka shume ndryshime në lojë taktike dhe falë formës dhe këtyre elementeve ata gëzojnë gjysmëfinalen, kurse Real Madrid me shumë oscilime në formë e kjo krejt shkak i lëndimeve të mëdha në ekip, lojtarët që mbajnë barrën kryesore në ekip janë të lënduar, atëherë mund të themi se aty ka kontigjent të madh të lojtarëve dhe falë kësaj ata më shumë ndryshime, por në fund arritën gjysmëfinalen duke mposhtur deri me tash klube të mëdha” tha fillimisht Dragusha për GazetaBlic Sport.

Ai më pas komentoi ndeshjen mes Parisit dhe Manchester Cityt, ku tha se të dy skuadrat kanë pikat e tyre të forta dhe se pritet ndeshje shumë interesante mes tyre.

“Parisi me një super ekip dhe me deshirë si kurrë më parë arriti në gjysmëfinale, duke qenë superior ndaj kundërshtareve. Ata kanë lojtarët më të medhenjë si dh më të shtrenjt si Neymar e Mbappe dhe domsdoshmërishtse ky potencial në fushë rezulton me sukses. Manchester City me futboll të shpejtë dhe pasime të sakta e shkurtëra me meritë arriti deri këtu dhe janë pretendent për ta fituar komplet trofeun. Kjo skuadër krijon raste dhe ka formë të jashtëzakonshme, atë e kanë treguar atë edhe në Premier League dhe kjo formë po vazhdon edhe në garën më të madhe të ekipeve, Ligën e Kampionëve”.

Krejt në fund, Dragusha tha se e sheh Real Madridin si favorit kryesor për ta fituar edhe këtë edicion të Ligës së Kampionëve.

“Unë mendoj se favoriti më i madh është Real Madrid, duke parë edhe përvojën më të madhe në këtë garë, kësaj ia shtojmë edhe rikthimin e super lojtarëve e kjo na jep të drejt për të menduar dhe favorizuar këtë ekip në UCL, super mesfushë kreative dhe me super formë, sulm efikas,  mbrojtja me rikthimi të lojtarëve stabilizohet dhe do të shohim edhe më shumë nga ky klub mbretëror” përfudoi ai.

/GazetaBlic/