Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje njëherësh kryeministër në detyrë i vendit, Albin Kurti, ka nisur takimet me përfaqësuesit e partive jo shumicë për të siguruar numrat e nevojshëm për formimin e institucioneve.
Deri tani, Kurtit, voton pro ja kanë kanë konfirmuar kryetari i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës (IRDK), Elbert Krasniqi dhe përfaqësuesi i koalicionit VAKAT, Rasim Demiri.
Ndërsa ende nuk kanë vendosur se si do të votojnë, Duda Balje nga Bashkimi Social Demokrat (SDU), dhe Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane (PLE).
Sipas tyre, kryeministri nuk ka konfirmuar ende nëse do të plotësojë kërkesat që ata kanë për komunitetet që përfaqësojnë, boshnjakët dhe egjiptianët.
Po ashtu nuk dihet ende se si do të jetë vota e deputetit nga komuniteti goran, deputet i cili zhvilloi sot takim me kryeministrin Kurtin.
Në njoftimin e shpërndarë nga ZKM-ja, nuk pati konfirmim dhe as mohim se i njëjti ka shprehur gadishmërinë për të mbështetur Qeverinë Kurti 3.
“Në kuadër të takimeve konsultative me përfaqësues politikë të komuniteteve joshumicë për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës priti në takim deputetin e zgjedhur që përfaqëson komunitetin goran në Kuvendin e Republikës, Kryetarin e Partisë Unike Gorane, Adem Hoxha.Në takim u theksua rëndësia e seancës konstituive të Kuvendit të datës 15 prill në procesin e formimit të institucioneve të legjislaturës së 9-të dhe roli e angazhimi i partive politike në parlament për të përfaqësuar dhe përmbushur vullnetin e qytetarëve të shprehur me 9 shkurt” thuhet në njoftimin e ZKM-së raporton “Gazeta Blic”.
Por dikush po shprehet i bindur se Albin Kurti i ka siguruar votat për formimin e Qeverisë së re.
Kështu të paktën ka deklaruar për “Gazeta Blic”, njohësi i zhvillimeve politike në vend, Arbnor Sadiku.
Sadiku tha se nga burimet që disponon i njëjti, Kurti tashmë i ka të sigurta 63 vota.
“Nga burimet që unë kam, Kurti i ka të sigurta 63 vota, e ka edhe votën e deputetëve të Nisma-s’ deklaroi ai.
Ai potencoi se edhe deputetja, Duda Balje, dhe deputeti Veton Berisha do t’i bashkohen në fund Qeverisë, Kurti3.
“Mendoj se edhe zonja Balje edhe zoti Berisha do t’i bashkohen Kurtit në fund, por, kërkojnë të përfitojnë më shumë dikastere qeveritare të marrin me shumë poste për veten e tyre, sepse po të mendonin për votuesit e tyre, s’do kishim 3 parti boshnjake, egjiptiane, rome, e turke, etj”
Ndërsa sa i përket Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK-së) ai tha se ky subjekt politike po dëshiron të qëndrojë në opozitë sepse kështu mendon se rritet.
“Dhe ky qendrim i minoriteteve jo-serbe pro Kurtit bëhet sepse deri me tani siç po shihet LDK s’deshiron të jetë pjese asnjë Qeverie, as me LVV-në e as me opoziten ne krye me PDK-në sepse konsideron se duke qëndruar ne opozitë mund te ketë ngritje, sesa ne pushtet aktualisht” deklaroi Sadiku në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.

Arbnor Sadiku- Njohës i zhvillimeve politike!
/Gazeta Blic/


