Drita sot luajti me rezultat të barabartë 1-1, me Gjilanin në derbin lokal të qytetit.
Analisti i mirënjohur i futbollit vendor, Genc Sermaxhaj ka deklaruar se edhe pas rezultatit të sotëm të Dritës, gjithçka është e hapur për luftën për titull dhe se ende nuk ka përfunduar asgjë.
Megjithatë ai thotë se mundësitë e Dritës për titull janë zbehur me rezultatin e sotëm, shkruan GazetaBlic Sport.
“Sa i përket garës së titullit ende nuk ka përfunduar asgjë, sepse rezultatet për titull varen edhe nga ndeshjet e ekipeve tjera. Gjithsesi mundësitë janë zbehur. Por edhe dalja në Evropë duhet të jetë objektiv dhe për te dyja këto ka ende kohe.”
Më pas ai foli komentoi edhe luftën që po zhvillohet për mbijetesë në Superligën e Kosovës.
Ai parashikoi se ekipi që do të mbetet në barazh mund të jetë Trepça ’89.
“Në barazh me shumë gjasë mund të mbetet Trepca ’89, e cila nuk ka treguar shumë. Ekipet tjera direkte për këtë pozitë kanë lojtarë më cilësor siç është Feronikeli e Drenica” , përfundoi Selmaxhaj.
/GazetaBlic/


