Në emisionin Debat Plus, analisti Dardan Gashi ka komentuar rreth kandidaturës së Daut Haradinajt për Prishtinën.
Ai e ka vlerësuar Haradinajn si një kandidat shumë interesant nëse e marrim parasysh idenë se çka i duhet Prishtinës.
“Tetë vitet e fundit, ne nuk kemi pa një dorë të fortë, që është mundu me vu në kontroll ndërtimin dhe shumë dukurive të tjera” – shtoi Gashi.
Ai gjithashtu tha se Daut Haradinaj mund të jetë për shumëkend alternativë.


