Lajme

Analistët pas deklaratave të Lajçak: Duhet të insistohet në qëndrimin amerikan që njohja të jetë në qendër!

01/26/2023 18:40
nga:Y I

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar mbrëmjen e së mërkures kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Pas takimit, emisari special i BE-së Miroslav Lajçak deklaroi se janë pajtuar me kryemisnitrin Kurti se të gjitha marrëveshjet e nënshkruara deri tani duhet të zbatohen.

“U ktheva në Kosovë për diskutimet e sinqerta, të hapura dhe intensive me Kryeministrin Albin Kurti dhe zv.kryeministrin Besnik Bislimi për hapat e mëtutjeshëm drejt normalizimit të raporteve me Serbinë. Po ashtu, u pajtuam që të gjitha marrëveshjet e arritura më parë në Dialog, duhet të zbatohen plotësisht”, ka shkruar Lajcak.

Profesori universitar dhe njohësi i çështjeve politike në vend, Dorajet Imeri, duke komentuar deklaratën e Lajçak tha se Kosova në këto momente ka nevojë që të kapitalizojë çdo lëvizje politike.

Imeri tha për “Gazeta Blic” se duhet të insistohet në atë që kanë paraqitur amerikanët në vazhdimësi sa i përket Asociacionit që njohja të jetë në qendër.

“Kosova në këtë fazë të dialogut ka nevojë që të kapitalizojë çdo lëvizje politike. Duhet të kujtojmë se Marreveshja e Asociacionit është nenshkruar me parametra fitues 0, një marrveshje politike aq e dëmshme e cila eshte kthyer në piken 0 nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa obligimet për Kosovën kanë mbetur”

“Çka ka bere qe tash të kërkohet nga Kosova të bëjë një zgjidhje kreative politike, e cila nuk e rrenon sistemin kushtetues dhe politik te Kosoves. Tash i gjithe fokusi është që të mund të kapitalizohet edhe më shumë krijimi i tij potencial, sidomos të insistohet në atë që kanë paraqitur amerikanët në vazhdimesi, që njohja të jete në qendër” dekalroi ai për “Gazeta Blic”

Dorajet Imeri, Profesor universitar

Ndërsa njohësi i çështjeve politike në vend, Gazmir Raci, tha se nuk është hera e parë që ka ndodhur një dakoordim i tillë për të gjitha marrveshjet.

Raci duke folur për “Gazeta Blic” tha se një dakoordim i tillë ka ndodhur edhe në dhjetor kur janë pajtuar për targat.

“Nuk është hera e parë që janë dakorduar për zbatimin e të gjitha marreveshjeve, një dakordim i till ka ndodh edhe në dhjetor kur janë pajtuar për targat.E keni ne deklaraten e BE-së për arritjen e pajtimit per targat dhe atje thuhet që jane pajtuar. Kështu që duhet të pershendetet qendrimi i Kurtit për konsistencë që vetëm në kuader të planit franko- gjerman do te flitet edhe per zbatim të të gjitha marrveshjeve që janë te pazbatuara deri tani” tha Raci për “Gazeta Blic”

Gazmir Raci, Analist

Në mesin e marrëveshjeve të mëparshme të nënshkruara mes Kosovës dhe Serbisë, që Kurti e ka refuzuar kategorikisht deri tani është themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Lajçak: U pajtuam me Kurtin që të gjitha marrëveshjet e arritura më parë në Dialog, duhet të zbatohen plotësisht