Sporti

Amrabat refuzoi Chelsea-n dhe Manchester United, dëshironte vetëm Barcelonën

02/10/2023 09:39
nga:Mergim Rreci

Merkato e janarit është mbyllur, ndërsa së fundmi mediet italiane kanë raportuar se mesfushori i Firoentina-s, Sofyan Amrabat kishte disa oferta, por ai i refuzoi të gjitha pasi dëshiron vetëm Barcelonën.

Manchester United dhe Chelsea kontaktuan klubin italian, me këta të fundit që ishin dakord me ofertën, por ishte lojtari ai i cili refuzoi të dyja opsionet.

Kjo, për faktin se, Amrabat ëndërron të luajë vetëm për Barcelonën, me spanjollët që tentuan në fund, por pa sukses, ndërsa tani pista e mundshme është merkatoja e verës.