Sporti

Amorim: Viti i kaluar ka qenë një rrëmujë e vërtetë për mua

10/30/2025 17:36
nga:Lorik J

Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, ka pranuar se viti i tij i parë me Djajtë e Kuq ishte si një rrëmujë e madhe.

“Viti i kaluar ka qenë një udhëtim i madh. Ka qenë shumë i vështirë për mua, si një rrëmujë. Ka pasur momente të mira, ka pasur momente të këqija. Por kam mësuar shumë dhe kjo është shumë e rëndësishme”, tha Amorim në një konferencë për shtyp përpara ndeshjes së xhiros së 10-të të Premier League kundër Nottingham Forest.

“Mësova se edhe në momentet më të vështira mund të mbroj parimet e mia dhe është mirë që të gjithë ta kuptojnë këtë. Është një nder i madh për mua të jem në Old Trafford dhe dua që të qëndrojë kështu për shumë vite të tjera”, pranoi portugezi.

Manchester United dhe Nottingham Forest ballafaqohen të shtunën nga ora 16:00.

/GazetaBlic Sport/