Manchester United humbi 0-1 ndaj Arsenalit në raundin e parë të Premier League në Old Trafford, por Djajtë e Kuq lanë mbresa me performancën e tyre dhe lanë të kuptohej se do të kishin një sezon më të fortë krahasuar me sezonin e kaluar.
Ekipi i Ruben Amorimit krijoi një numër rastesh përpara portës së David Rayas. E vetmja gjë që mungonte ishte goditja përfundimtare.
Pas ndeshjes, trajneri portugez tha:
“Nuk kam asgjë për të fajësuar djemtë. Jam vërtet krenar – luajtëm me guxim në çdo segment. Meritonim një rezultat të ndryshëm sepse ishim skuadra më e mirë në fushë. Duhet të vazhdojmë të punojmë në atë drejtim. E humbëm ndeshjen, por vërtetuam se mund të mposhtim këdo në Premier League.”
/GazetaBlic Sport


