Sporti

Amorim pas barazimit me Wolves: Ndeshje e çuditshme, nuk ishte dita jonë

12/31/2025 09:05
nga:Lorik J

Një barazim 1-1 me Wolverhampton në xhiron e 19-të të Premier League la një shije të hidhur në selinë e Manchester United, dhe trajneri i “Djajve të Kuq” Ruben Amorim nuk e fshehu zhgënjimin e tij pas fishkëllimës së fundit.

Në një deklaratë për BBC, specialisti portugez e përshkroi takimin si “të çuditshëm” dhe pranoi se “cilësia thjesht nuk ishte aty”.

“Ishte një ndeshje e çuditshme. E dinim që do të ishte ndryshe nga ajo kundër Newcastle. Sot na duhej më shumë imagjinatë për të krijuar raste. Në pjesën e parë patëm vështirësi ta merrnim topin mbrapsht. Ata e mbushën mesfushën me shumë lojtarë. U përpoqëm, por cilësia mungonte”, komentoi trajneri.

“Nuk do të përdor asgjë si justifikim. U përpoqëm të luanim me dy sulmues dhe pastaj pësuam një gol nga një goditje standarte. Thjesht nuk ishte dita jonë”, tha Amorim me vendosmëri.

/GazetaBlic Sport