Sporti

Amorim pas barazimit me Liverpoolin: Jemi të zhgënjyer

01/05/2025 20:29
nga:Lorik J

Skuadra e Manchester United barazoi në derbi ndaj Liverpoolit me rezultatin 2-2, në kryendeshjen e javës në Premierligë.

Duke folur për Sky Sports pas barazimit 2-2 të Man United kundër Liverpool-it, Ruben Amorim tha: “Ne duhet të zemërohemi dhe të zhgënjehemi.

“Më shumë se kundër Newcastle, Bournemouth, Nottingham… sot, ne duhet të jemi vërtet të zhgënjyer.

“Ne ishim vërtet konkurrues. Kjo është gjëja thelbësore”, tha ndër të tjerash.

Djajtë e Kuq e nisën vitin 2025 me një paraqitje mjaft të admirueshme, por tani përballen me një detyrë të rëndë me një udhëtim jashtë fushe te Arsenali në ndeshjen e tyre të radhës.

/GazetaBlic Sport