Sporti

Amorim: Nuk më intereson nëse jemi përpara Liverpoolit, dua të bëhem kampion

11/01/2025 09:30
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, ka qenë shumë i drejtpërdrejtë në lidhje me nevojat e ekipit të tij dhe ambiciet e tij personale, duke theksuar rëndësinë e ndeshjeve evropiane dhe qëllimin e tij të qartë – titullin anglez.

Amorim e ka bërë të qartë se pjesëmarrja në turnetë evropianë është çelësi për t’u dhënë më shumë kohë loje talentëve të ri në skuadër, duke iu referuar konkretisht Kobbie Mainoo.

“Ne duhet të luajmë në Evropë. Që Kobbie Mainoo të marrë minutat që luan aktualisht, ai ka nevojë për më shumë ndeshje në mënyrë që unë të mund të bëj rotacion. Me një ndeshje në javë është vërtet e vështirë. Duhet të nxjerr dikë nga formacioni titullar për të luajtur një tjetër”, tha Amorim.

Përveç nevojës për më shumë ndeshje, Amorim ka folur hapur edhe për qëllimin e madh për ekipin – triumfin në kampionat. Ai ka demonstruar besim dhe përqendrim në fitoren përfundimtare, jo në avantazhet e përkohshme ndaj rivalëve.

“Nuk më intereson fare nëse jemi përpara Liverpoolit. Dua vetëm të fitoj çdo ndeshje dhe të përfundoj në krye të renditjes. Dua të jem në pozicionin e kampionit të Premier League!”, ishte kategorik Amorim.

/GazetaBlic Sport/